Institucionet e Kosovës aktive kundër radikalizmit fetar, MPB-ja së shpejti me njësi të veçantë

Kosova

Institucionet e Kosovës aktive kundër radikalizmit fetar, MPB-ja së shpejti me njësi të veçantë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Lufta për integrimin dhe rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja në Kosovë do të marrë mbështetje edhe me të fortë institucionale.

E kjo në kuadër të një njësie të veçantë e cila do të formohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës e cila do të mirret deradikalizimin e këtyre personave.

Këtë e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili tha se për të tilla projekte e kanë edhe mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe përvojën e tyre.

E kjo njësi, do të formohet në kuadër të programeve të kësaj ministrie.

Zëvendësministri i Brendëshëm, Isa Xhemajlaj, tha sot për lajmi.net se në kuadër të programeve që ka ministria e Brendshme, ekzistojnë strategjitë e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Xhemajlaj po ashtu bëri të ditur se në kuadër të këtyre strategjive, parashihet edhe mbajtja e ligjëratave për deradikalizimin, si dhe veprimet e mëtutjeshme në këtë drejtim.

“Këto janë programe që ndërtohen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe në kuadër të këtyre programeve janë strategjitë e ekstremizmit dhe të terrorizmit, si të tilla këto parashohin mbajtjen e ligjëratave për deradikalizimin dhe në kuadër të këtyre dy strategjive parashihet se cka do të veprohet me to”, u shpreh Xhemajlaj.

Ndryshe, në kuadër të deradikalizimit të personave të kthyer nga luftërat e huaja, në bazë të një memorandum të nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, parashihen edhe ligjëratat nëpër burgjet e Kosovës nga imamë të verifikuar nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat