Lansohet fushata “Promovimi i djathit 100% nga qumështi”

Kosova

Lansohet fushata “Promovimi i djathit 100% nga qumështi”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:23
Fushata fillon në ora 13:00 me ceremoninë e lansimit në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV).

Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi.

Fushata fillon në ora 13:00 me ceremoninë e lansimit në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV).

Të pranishëm do të jenë shumë mysafirë përfshirë drejtorin e zyrës për zhvillim ekonomik të USAID në Kosovë , përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) dhe përfaqësues nga projekti AGRO/USAID. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat