Vazhdon fushata e dezinsektimit në Malishevë

Kosova

Vazhdon fushata e dezinsektimit në Malishevë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:00
Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës është duke vazhduar fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, ndërsa procesi i dezinsektimit është duke u monitoruar nga ana e zyrtarëve përgjegjës komunal.

Po ashtu edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) "Dr.Shpëtim Robaj", është rritur shkalla e gatishmërisë për ofrimin e shërbimeve për rastet e thumbimeve nga rriqrat, të cilët janë edhe bartës të virusit të EHKK.

Fushatën e dezinsektimit, krahas monitorimit të vazhdueshëm të shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sot, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku është njoftuar me procesin e realizimit të kësaj fushate, e cila bëhet në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Kjo është rezultat i punës së vazhdueshme të të gjitha organeve kompetente, si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror, pasi është duke u trajtuar seriozisht kjo situatë dhe është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme në trajtimin e situatës epidemiologjike, dhe rezultati është se nuk kemi rast të infektimit apo të vdekjeve", tha nënkryetari Berisha.

Po ashtu edhe në QKMF në Malishevë, është rritur gatishmëria nga ana e stafit profesional, të cilët merren me trajtimin e rasteve të thumbuara nga rriqrat.

Përndryshe, Malisheva ka hyrë në vitin e pestë, që nuk ka raste të vdekjeve nga rriqrat, si dhe në vitin e katërt radhazi, që nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e EHKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat