Nis ndërtimi i një pjese të kanalizimit në Banjë të Malishevës

Kosova

Nis ndërtimi i një pjese të kanalizimit në Banjë të Malishevës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:44
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të rregullimit të sistemeve të kanalizimit, kanë filluar punimet në rregullimin e sistemit të kanalizimit në një lagje të fshatit Banjë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha tha se kanë për obligim të punojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, përmes investimeve sikurse është kjo në rregullimin e infrastrukturës, që është jetike për banorët në çdo vendbanim.

Ndërsa, drejtori komunal i urbanizimit, Islam Vrenezi tha se ky është investim i Komunës së Malishevës, ndërsa në këtë pjesë të fshatit Banjë, do të rregullohet sistemi i kanalizimit në gjatësi për 1500 metrave, dhe kjo pjesë do të lidhet në kolektorin kryesor të ujërave të zeza.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori Vrenezi, janë njoftuar me punimet që janë duke u kryer nga ana e punë kryesit, si dhe nga mbikëqyrësit e projektit, ku sipas tyre punimet janë duke u kryer sipas dinamikës së paraparë dhe deri më tani nuk ka probleme në realizimin e këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat