Komuna e Podujevës kërkon mbrojtje për rojet e pyjeve

Kosova

Komuna e Podujevës kërkon mbrojtje për rojet e pyjeve

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Komuna e Podujevës nëpërmjet një reagimi për media shpreh shqetësim lidhur me sulmet fizike ndaj rojeve të pyllit gjatë kryerjes së detyrës në mbrojtje të pronës dhe pasurisë publike.

Rasti i fundit ka ndodhur më 17 maj  kur  Nexhmi Selmani është sulmuar fizikisht në fshatin Dobratin nga dëmtuesit e pyllit.    

Lidhur me rastin është informuar Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pyjeve dhe organeve të tjera relevante. 

Fatkeqësisht ky rast nuk është i vetmi, kur rojet e pyjeve sulmohen derisa janë në detyrë, në ruajtjen e pasurisë publike.

“Kërkojmë nga organet kompetente Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të ndërmarrin masat ligjore në mbrojtjen dhe krijimin e sigurisë fizike për rojet e pyjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre, në ruajtjen e pyjeve nga prerësit ilegal”, thuhet në reagimin e komunës së Podujevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat