USAID do të shënojë partneritetin me Cacttus Education

Kosova

USAID do të shënojë partneritetin me Cacttus Education

Më: 22 maj 2018 Në ora: 06:50
Ilustrim

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education.   

USAID-i u bashkua me Cacttus Education rreth aktivitetit trevjeçar Partneritetit për Ndikim në TIK, aktivitet ky që ka për qëllim të ndihmojë krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë në njërin nga sektorët më dinamik dhe me rritjen më të shpejtë në Kosovë. 

Gjatë kohëzgjatjes së këtij programi, Partneriteti për Ndikim do të regjistrojë 40 të rinj jomjaftueshëm të punësuar dhe të papunë në programin dyvjeçar të trajnimit profesional në TIK, dhe do të trajnojë edhe 260 të tjerë në fusha të ndryshme të karrierës që janë të lidhura me TIK duke përfshirë ndërmarrësinë dhe shkathtësitë e buta.  

Përveç kësaj, Cacttus do të shfrytëzojë rrjetin e tij për identifikimin e mundësive për praktika profesionale, vendosje nëpër vende të punës si dhe punësim të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve në këtë program.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat