Kosova-Franca do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Kosova

Kosova-Franca do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:53
Rrustem Berisha në takim me një delegacion të lartë të shtetit francez në krye me ambasadorin Didier Chabert

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim, një delegacion të lartë të shtetit francez në krye me ambasadorin Didier Chabert, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që shteti i Francës ka ofruar për Kosovën në shumë fusha.

Ai në veçanti çmoi lart angazhimin e Francës në intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, me akreditimin për herë të parë të atasheut të Mbrojtjes për Kosovë, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e marrëdhënieve në këtë fushë. 

Ndërsa, ambasadori Chabert e njoftoi ministrin Berisha me emërimin e atasheut të Mbrojtjes dhe akreditimin e tij për Kosovë, kolonel Fabrice Duda, si dhe paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.  

Diplomati francez po ashtu paralajmëroi vizitën zyrtare në MFSK të sekretares së Shtetit pranë Ministrisë së Armatave në Qeverinë e Francës që do të zhvillohet së shpejti, vizitë kjo që pason vizitën e ministrit Berisha në Francë në vitin e kaluar.  

Ministri Berisha dhe ambasadori Chabert shprehën gatishmërinë e dy vendeve për një bashkëpunim dhe intensifikim të tij në fushën e sigurisë në të ardhmen, që për Republikën e Kosovës është jashtëzakonisht me interes duke ditur rolin e Francës në Bashkim Evropian dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat