Piktori i shurdhër nga Llapçeva e Malishevës që i “shkrinë” figurat kombëtare në pikturë

Kosova

Piktori i shurdhër nga Llapçeva e Malishevës që i “shkrinë” figurat kombëtare në pikturë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:44
Faruk Halilaj dhe babai i tij

Me vesh nuk dëgjon, e si pasojë as nuk mund të flasë. Por, Faruk Halilaj, ka edhe një mjet tjetër përveç gjuhës së shenjave me të cilin komunikon. 41 vjeçari është mjeshtër i pikturës, tash e sa dekada.

Burri nga Llapqeva e Malishevës, i ka merak figurat patriotike.

Babai i Farkut, Xhaferi, thotë se qysh në fëmijëri ka shfaqur interesim për vizatime, derisa ka bërë shkollimin për të shurdhër.

“Në Prizren në shkollë ka qenë para luftës. Atje ka mësuar. Pas lufte më nuk ka shku. Atje i ka shtatë vjet shkollë”, thotë ai.

E me vizatimet e tij ka dalë i dobishëm edhe për të tjerët.

Faruku thotë se shumë piktura i ka dhuruar pasi ato nuk dëshiron që t’i shesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat