Për katër ditë në Gjinekologjinë e QKUK-së u lindën 140 foshnje

Kosova

Për katër ditë në Gjinekologjinë e QKUK-së u lindën 140 foshnje

Më: 20 maj 2018 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Javën që po e lëmë pas ka qenë mjaft frytdhënëse sa i përket numrit të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Në këtë klinikë nga e hëna deri të enjten kanë ardhur në jetë 142 foshnje. 71 bebe janë të gjinisë mashkullore dhe 71 të gjinisë femërore.

E veçanta e kësaj jave ishte se pesë nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë. Një nënë ka lindur binjakë të hënën, dy të martën dhe nga një të mërkurën dhe të premten.

Sipas raportit të klinikës të marr nga Gazeta, me operacion cezarian gjatë kësaj jave kanë kryer lindjen 39 gra. Ndërsa për herë të parë janë bërë nëna 62 gra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat