Delawie takon Hamzën, konfirmon mbështetjen

Kosova

Delawie takon Hamzën, konfirmon mbështetjen

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:42
Ministri i Financave Bedri Hamza takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.

Ministri Hamza falënderon Ambasadorin Delawie për mbështetjen që Qeveria e SHBA-së po e jep në zhvillimin e shtetit të Kosovës

Ministri i Financave Bedri Hamza takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.

Hamza në këtë takim falënderoi për mbështetjen që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e jep në zhvillimin e shtetit të Kosovës duke përfshirë edhe shumë projekte në Ministri të Financave siç janë projektet e mbështetura nga USAID dhe Thesari Amerikan. Ministri Hamza gjithashtu e informoj Ambasadorin Delawie për progresin që është duke u bërë në fushën e financave në vendin tonë.

“Po ashtu, Ministri Hamza e njoftoj Ambasadorin amerikan Delaëie edhe me përgatitjet që janë duke u bërë në fushën e politikave fiskale, që do të kenë shumë ndikim në zhvillimin e sektorit privat, si dhe për përgatitjet që janë duke u bërë për vizitën e Fondit Monetar Ndërkombëtarë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e MF-së.

Ambasadori Delawie, vlerësoj punën e Ministrisë së Financave dhe u zotua që projektet e USAID-it dhe Thesarit do të vazhdojnë ta ndihmojnë zhvillimin e stafit në Ministri të Financave, duke qenë i lumtur që Ministria e Financave me Agjencitë e saj po përfitojnë nga projektet e ofruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat