Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës së shtunë herë pas here do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

IHK njofton se edhe java e ardhshme do të karakterizohet me reshje shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat