Rruga e vetme për të shkuar në Maqedoni, mbetet pika doganore e Globoqicës

Kosova

Rruga e vetme për të shkuar në Maqedoni, mbetet pika doganore e Globoqicës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:11
Rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit

Ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës ka ndalur qarkullimin e automjeteve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, pasi ishin shfaqur rreziqe nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se ende janë duke e pritur raportin e Bechtel & Enkas për shpimet dhe matjet lidhur me rrëshqitjen e dheut.

“Ende jemi duke e pritur raportin e Bechtel & Enkas lidhur me shpimet lidhur me rrëshqitjen e dheut. Ministria e Infrastrukturës është duke bërë çmos që kjo rrugë të lëshohet sa më parë në qarkullim. Pasi që ta pranojmë raportin ne do të marrim hapat konkret lidhur se çka do të behët më tutje lidhur me këtë rrugë”, tha Kadriu.

Ai ka treguar se për të shkuar në Maqedoni nga Kosova, alternativ e vetme mbetet pika doganore e Globoqicës.

“Aktualisht rruga alternative për të shkuar në shtetin fqinjë të Maqedonisë mbetet pika doganore e Globoqicës”, tha Kadriu.

Ndryshe, zëdhënësja e Bechtel & Enka, Ela Ruçi, ka thënë të mërkurën se inxhinierët janë duke punuar në terren.

“Inxhinierët e Bechtel & Enkas janë duke punuar në terren dhe ne jemi duke bërë të pamundurën që ky aks të lëshohet në qarkullim”, tha Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat