Reformat në drejtësi do të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve - Bota Sot
Reformat në drejtësi do të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve

Kosova

E shtunë, 18 gusht 2018

Reformat në drejtësi do të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:51
Tahiri gjatë takimit me delegacionin e MCC-së në Uashington

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi sot se reformat në sektorin e sundimit të ligjit do të rritin shërbimet e institucioneve të drejtësisë për qytetarët, me theks të veçantë në rëndësinë e ngritjes së transparencës.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me delegacionin e MCC-së në Uashington, të shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi, të cilin e ka njoftuar për ndryshimet në legjislacion nisur nga pakoja e ligjeve për gjyqësorin, ligjeve antikorrupsion, kodi penal dhe rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit.

“Përveç reformimit të sektorit, duhet të përmirësojmë perceptimin e qytetarëve që kanë për institucionet e drejtësisë, dhe kjo bëhet duke rritur komunikimin mes agjencive dhe institucioneve të drejtësisë, karshi qytetarëve dhe publikut” ka theksuar ministri Tahiri.

Në këtë kontekst, ministri Tahiri tha se është i interesuar që të intensifikojë  bashkëpunimin me MCC-në, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të jetë pjesë aktive e nismave dhe projekteve që synojnë ngritjen e transparencës, me qëllim të llogaridhënies më të mirë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test