Hasani: Masakra në burgun e Dubravës, krim që po kërkohet të heshtet - Bota Sot
Hasani: Masakra në burgun e Dubravës, krim që po kërkohet të heshtet

Kosova

E enjte, 16 gusht 2018

Hasani: Masakra në burgun e Dubravës, krim që po kërkohet të heshtet

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:12
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka ngritur çështjen e masakrës në burgun e Dubravës dhe mos ndëshkimi i atyre që e bënë atë.

Ai në seancën e Kuvendit, tha se kjo masakër ka qenë e planifikuar nga udhëheqja e shtetit të Serbisë, e deri të gardianët e burgut. 

Hasani ka theksuar ajo që ka ndodhur në burgun e Dubravës nuk mund ta përshkruaj askush, madje as skenaristët e filmave.

Deputeti i PDK-së, tha se dje ka qenë përvjetori i Ukshin Hotit, kur është dalë nga burgu dhe është zhdukur. Ai ka përmendur me emra ata që kanë marrë Ukshin Hotin dhe e kanë zhdukur.

Hasani shtoi se në këtë Kuvend kanë diskutuar me dhjetëra herë dhe kanë nxjerrë rekomandime e rezoluta, por asnjëherë nuk janë respektuar.

Hasani: Krimi në burgun e Dubravës po kërkohet të heshtet

“Për hirë të atyre që kanë rënë, të burgosurve atje që janë vrarë e masakruar, ku edhe vëllau vëllaun e ka parë duke ia vrarë drejtpërdrejtë, ku janë vrarë me armë të shkurta. Prandaj po kërkoj që ky dialogu për pajtim të paktën t’i kemi ato mundësitë që a ka dikund ndonjë mundësi të ngritet ndonjë akuzë për ata që janë nëpër Serbi. Por nuk kemi qëndruar vetëm kaq, i kemi shkruar edhe Parlamentit Evropian dhe iu kam drejtuar Lunaçekut por ashtu për një veprim, ose veprimet për krimet që ka bërë Serbia në burgun e Dubravës, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. I kam shkruar edhe Këshillit të Evropës, i kam shkuar edhe miqve tanë, ambasadorit Delaëie, por ashtu nuk kemi marrë asnjë përgjigje, do të thotë që një krim kërkohet të heshtet”, theksoi Hasani.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asgjë, as Këshilli i Evropës nuk ka bërë asgjë, madje as miqtë ndërkombëtarë nuk janë duke bërë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test