Imeraj: Janjiç po mundohet të ndryshojë historinë e “Kullës së Qelisë”

Kosova

Imeraj: Janjiç po mundohet të ndryshojë historinë e “Kullës së Qelisë”

Nga: A.M. Më: 17 maj 2018 Në ora: 07:40
Kulla e Qelisë

Shkodran  Imeraj, Asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë dhe ish Nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar ndaj Igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç për tentimin e tij për të tjetërsuar historinë e lokalitetit arkeologjik “Kulla e Qelisë” afër Manastirit të Deçanit.

Këtë veprim të Janjiçit, Imeraj e ka quajtur të papranueshëm dhe tepër të rrezikshëm, për më tepër ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të eksplorojnë lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”.

“Tentimi i Igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, për tjetërsimin e historisë së lokalitetit arkeologjik “Kulla e Qelisë” në malet e fshatit Isniq, gjegjësisht në afërsi të Manastirit të Deçanit, është veprim i pa pranueshme dhe tepër i rrezikshëm.

Shtimi i vizitave të këtij dashakeqi dhe anti shqiptari në lokalitetin “Kulla e Qelisë”, i cili duke u fshehur nen petkun e klerit fetare, me sjelljet dhe veprimet e tija, është duke e tejkaluar çdo kufij të “misionit” të tije si njeri fetar apo popit ortodoks serb.

Ftoj institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe instancat e tjera, që sa me parë të dalin me ekipet e tyre përkatës dhe të eksplorojnë lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, i cili është vendbanim i hershëm antik, ku kanë jetuar dhe vepruar popullsia dardane e kësaj ane.

Në lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, ruhen ende gjurme të lashta të një  vendbanimi tepër të madh, i cili kishte një infrastrukturë të mirëfilltë të një qyteti urban. Aty, janë të gërshetuara pjesëza të historisë së antikë së vone dhe mesjetës së hershme.

Lokaliteti arkeologjik “Kulla e Qelisë”, është çelësi me i mirë i historisë dhe kulturës shqiptare të trevës së Deçanit. Tentimi për ndryshimin e të vërtetës historike për “Kullën e Qelisë”, ndërlidhet pandalshëm me tentimin për ndërrimin dhe tjetërsimin e historisë së Manastirit mesjetar ortodoks shqiptar të Deçanit.

Lokaliteti arkeologjik “Kulla e Qelisë” dhe Manastiri i Deçanit, janë dy vendburimet me të sakta të historisë dhe kulturës së popullit shqiptar të Komunës së Deçanit. Lokaliteti “Kulla e Qelisë”, si qytet i vjetër dardan dhe Manastiri i Deçanit se vend i lutjeve të shqiptarëve ortodoks, ruajnë me së miri të vërtetën historike të popullsisë autoktone shqiptare.

Është koha e fundit, që institucionet tona që janë të thirrura për ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe të kulturës sonë,  të marrin  masat për qitjen ne dritë të vërtetës historike të këtij thesari historik dhe assesi të mos e lejojnë anti shqiptarin Sava Janjiç të manipuloj me të vërtetën historike të popullit shqiptar”, thuhet në reagimin e Imerajt për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat