Lansohet softueri për pagesën online të policave të sigurimit

Kosova

Lansohet softueri për pagesën online të policave të sigurimit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit. 

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: zv. Kryeministri/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.
 
Pas inspektimit dhe demonstrimit të softuerit, do të ketë edhe prononcim për media dhe mundësi për pyetje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat