Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike - Bota Sot
Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike

Kosova

E shtunë, 18 gusht 2018

Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:53
Ilustrim

Është paraqitur rasti i parë për këtë vit me ethet hemorragjike ‘Krime Kongo’ në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në infektologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK-së), Salih Ahmeti, i cili tha se pacienti i diagnostikuar është nga Gjilani dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Kjo është hera e parë që ethet hemorragjike në Kosovë lajmërohen në një zonë larg komunës së Malishevës.

Në Kosovë që nga viti 2013 nuk ka pasur vdekje si pasojë e etheve hemorragjike.

Profesori Ahmeti këto informacione i dha gjatë një ligjërate të organizuar për stafin e QKUK-së dhe studentë të mjekësisë, ku i pranishëm ishte një nga profesorët më të njohur për kërkime shkencore në fushën e infektologjisë, Mike Bray nga Uashingtoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test