Drenori kritikon Lladrovcin: Po sillet si mbret në Drenas, kjo është shqetësuese

Kosova

Drenori kritikon Lladrovcin: Po sillet si mbret në Drenas, kjo është shqetësuese

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:06
Xhavit Drenori

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se në këtë komunë është duke ndodhur një ndërrim dalëngadalë i një keqqeverisje, por fatkeqësisht jo ajo e pritura.

Drenori në “Debat Plus”, ka thënë se kryetari Ramiz Lladrovci po synon që gjithçka që lidhet me Drenas ta ketë në kontroll vetë.

“Lladrovci nuk ka fituar vetëm në zgjedhjet e fundit, pasi që i tërë skenari është bërë nga Prishtina “, u shpreh Drenori.

Ai më tej ka theksuar se prej që ka ardhur në udhëheqje Ramiz Lladrovci,qytetarët nuk guxojnë as të ankohen për probleme.

“Mendësia e z.Lladrovci prej një “mbreti” për mua është shqetësuese”, tha Drenori.

Drenori ka konfirmuar që pasi që ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblesitit të Kuvendit Komunal në Drenas, tash e tutje do të jetë pjesë e shoqërisë civile.

“Hapësira e veprimit tim brenda asamblesë ka qenë shumë e ngushtë, dhe pastaj ka ardhur vendimi që të largohem”, u shpreh Drenori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat