Diskutohet për rolin e UNICEF-it në mbrojtjen e fëmijëve

Kosova

Diskutohet për rolin e UNICEF-it në mbrojtjen e fëmijëve

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:13
Kadri Veseli dhe Afshan Khan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoreshën Regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan me të cilën diskutoi për rolin që UNICEF-i luan në mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për ta.

Ai falënderoi drejtoreshën Afshan Khan për kontributin që UNICEF-i ka dhënë për fëmijët e Kosovës gjatë luftës dhe pas saj.  

Veseli e njoftoi udhëheqësen e UNICEF-it për rolin dhe angazhimin e Kuvendit në hartimin e bazës ligjore në mbrojtjen dhe sigurimin e qasjes së fëmijëve pa dallim, në të gjitha shërbimet e nevojshme për ta.  

Nga ana e saj, Afshan Khan, foli për angazhimet e UNICEF-it në vende të ndryshme të botës dhe veçanërisht në Kosovë, për të siguruar të drejtat e fëmijëve të çdo komuniteti.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat