Nxënësit e Rastavicës shënojnë “Festën e Abetares”

Kosova

Nxënësit e Rastavicës shënojnë “Festën e Abetares”

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:24
Nxënësit e klasës së parë të Shkollës Fillore “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë, kanë shënuar festën e tyre, “Festën e Abetares”

Nxënësit e klasës së parë të Shkollës Fillore “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë, kanë shënuar festën e tyre, “Festën e Abetares”. Ata, nën përkujdesjen e mësueses, Ajshe Kadrijaj, para prindërve dhe mësimdhënësve, kanë shfaq një program kulturo-artistike, që i kushtoheshin alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Si nxënësit, ashtu edhe mësuesja e tyre, shprehën se “Festa e Abetares”, është ndër festat më të mira, pasi që arrijnë të mësojnë 36 shkronjat, e “Gjuhës së ëmbël shqipe”, e që sipas tyre, të gjuhës më të mirë në botë. “Është privilegj, por edhe përgjegjësi që nxënësve tu mësohen shkronjat e alfabetit tonë, ngase nga këtu fillon një fazë e re e jetës së tyre, por edhe njihen me Gjuhën e ëmbël shqipe”, thotë mësuesja Kadrijaj, për të cilën fëmijët janë e ardhmja e një kombi.

Ajo thotë se koha që kalon në mesin e nxënësve të saj, është koha më e mirë, pasi që fëmijët janë letër e pastër dhe e ndritshmja e një shoqërie.

Ndërkaq nxënësit, nën tingujt e muzikës, shfaqnin gëzimin e tyre, kurse prindërit ishin të emocionuar për atë që ofronin nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për faktin se fëmijët janë ardhmja e këtij vendi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat