KEDS rinovon linjat e Anamoravës, në radhë rajoni i Dukagjinit

Kosova

KEDS rinovon linjat e Anamoravës, në radhë rajoni i Dukagjinit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:47
KEDS rinovon linjat e Anamoravës

KEDS ka filluar investimet në linjat e tensionit 35 kilovolt. Secila nga këto linja prekin një numër të madh të konsumatorëve.

Përmes një kumtese, ky institucion ka bërë të ditur se janë zëvendësuar të gjitha stabilimentet e vjetëruara më ato të reja në të gjitha linjat 35 kV në Ferizaj dhe Gjilan. Të njëjtën kohë janë futur nën dhe përcuesit nga trafostacioni deri tek shtylla e parë.

Pas Anamoravës, projekti do të vazhdojë edhe në distriktet tjera, përkatësisht në rajonin e Dukagjinit për të përfunduar krejt modernizimin dhe automatizimin e këtij niveli të tensionit, që është më i larti që KEDS ka nën menaxhim.

Sipas tyre, ky veprim bën që linjat të jenë shumë më të sigurta.

“Por, këto nuk do të jenë përfitimet e vetme për konsumatorë. Edhe ndërperjet eventuale si pasojë e faktorëve të ndryshëm parashihet të jenë shumë më të vogla.

Paralel me rinovimin e linjave, po bëhet edhe modernizimi i tyre. Tashmë, aty cdo gjë do të jetë automatike dhe me përfundim të projektit do të ketë mundësi të komandimit nga distanca”, thuhet në njoftim.

Punimet po kryhen komplet nga KEDS-i.  Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar një numër i madh punonjësve. Vetëm në distriktin e Ferizait gjatë energjizimit të stabilimenteve të reja 35kV, janë angazhuar mbi 40 punëtorë të KEDS-it. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat