Delawie: Të gjitha kompanitë në Kosovë të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s

Kosova

Delawie: Të gjitha kompanitë në Kosovë të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:03
Certifikimi i të rinjve nga Coca-Cola

(E plotësuar)- Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë Greg Delawie, tha se të gjitha kompanitë në Kosovë duhet të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s, për mbështetjen e të rinjve përmes përgjegjësisë koorporative shoqërore.

Ambasadori amerikan tha këtë deklaratë me rastin e certifikimit të 150 të rinjve që kanë marrë pjesë në programin “Coca-Cola përkrah Rininë”, organizuar nga kompania Coca-Cola HBC Kosova,  i cili ka për qëllim t’u ofrojë të rinjve mundësi të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.

Ai  vlerësoi lart këtë projekt duke thënë se SHBA mbështesin projekte të tilla si këto.

Delawie: Inkurajoj të gjitha bizneset që të ndjekin shembullin e Coca Cola-s

“SHBA-të me të vërtet i çmojnë shumë dhe në mënyrë aktive i promovojnë të gjitha veprimtaritë e pshk-së. Ato nxisin  risi si dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e bashkësive. Më vjen shumë mirë që po i shoh përpjekjet e Coca-Colas për t’ia shpalosur  të mirat komunitetit këtu dhe kanë sjellë këtë projekt i cili mbështet komitetin në tërë Kosovën. Si i tillë është i pari në këtë vend. Gjithashtu i inkurajoj edhe bizneset tjera që të ndjekin rrugën e saj. Përgjegjësia shoqërore koorporative jo vetëm që nxisin komunitetet ku ato veprojnë, por ato janë të mira edhe për bizneset", tha Delawie derisa falënderoi Coca-Cola që ka mundësuar një projekt të tillë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Coca-Cola ka fituar çmimin e Departamentit të Shtetit Amerikan dy herë, pikërisht për shkak të realizimit të përgjegjësisë koorporative shoqërore.

Edhe zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, e quajti këtë aktivitet të veçantë dhe të nevojshëm për rininë e Kosovës. Ai tha se ky program ka pasur qysh në fillim përkrahjen e MASHT.

Sahiti: Mundësia që  Coca Cola iu dha të rinjve është për çdo lëvdatë

“Ky program ka pasur përkrahjen e MAShT-it që në kontaktet e para me të rinjtë. Të gjithë e dimë se në vendin tonë papunësia është e madhe dhe shumë të rinj megjithëse përfundojnë shkollimin, nuk arrijnë që ta gjejnë veten në vende të punës... Mundësia që ju iu jepni këtyre kategorive është për t’u lavdëruar. Kjo qasje humane e juaja do të ishte mirë që të ndjekej si shembull edhe nga kompanitë dhe bizneset tjera të cilat kanë nevojë për punëtor”, tha Sahiti.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli,  duke folur për rëndësinë e këtij projekti, ofroi përkrahjen e komunës për të gjitha kompanitë të cilat përkrahin të rinjtë.

Pacolli: Do të përkrahim çdo iniciativë të kompanive që mbështet të rinjtë

"Ju ofroj përkrahjen tonë të gjitha kompanive të cilat në një mënyrë apo tjetër ofrojnë mundësi të punësimit në komunën tonë, kur dihet se papunësinë e kemi në një masë shumë të madhe”, u shpreh Pacolli.

Neritan Tira, drejtor ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, tha se ky projekt në vete përmban një mision fisnik, që sipas tij është mundësia për krijimin e lidhjeve mes punëdhënësve dhe të rinjve që janë certifikuar nga ky projekt.

Tira: Këta të rinj janë të gatshëm për tregun e punës

"Kjo është një ditë e rëndësishme për ne si kompani dhe për këta të rinj sepse sot më shumë se kurrë ndihen të gatshëm të përballen me atë realitet i cili ka qenë një udhëkryq i rëndësishëm për të gjithë në një moment të jetës, ky udhëkryq është kalimi mga bankat shkollës në tregun e punës”, tha ai.

“Coca-Cola përkrah Rininë” është programi më i ri i kompanisë Coca-Cola HBC Kosova, program i cili iu ofron të rinjve mundësi të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.

Përmes trajnimeve treditore, programi ka për qëllim të ndihmojë në aftësimin e të rinjve për tregun e punës dhe vetëpunësim.

Të gjithë të rinjtë e moshës 18 deri 30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke studiuar, mund të bëhen pjesë e këtij programi. Pesë punëtoritë e para janë mbajtur gjatë muajve prill dhe maj në Prishtinë, ndërsa punëtoritë e dyta do të mbahen në tetor dhe nëntor.

Image

Coca-Cola mundësoi certifikimin e 150 të rinjve nga Kosova

Janë certifikuar 150 të rinj në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë”, organizuar nga kompania Coca-Cola HBC Kosova, të cilët në kuadër të këtij programi kanë pasur mundësinë të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.

I pranishëm në ceremoninë e mbajtur për ndarjen e certifikatave ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili ftoi edhe kompanitë e tjera që të ndjekin shembullin e Coca-Cola.

"E përgëzoj degën e Coca-Colas në Kosovë që ka mundësuar këtë projekt për të rinjtë, sepse shkathtësitë e buta janë shumë të rëndësishme nëse jeni duke kërkuar punë. SHBA me të vërtet i çmojnë të gjitha aktivitetet dhe punët. Veprimtaritë e tilla ndihmojnë ndërmarrjet duka ua përmirësuar namin dhe duke i lidhur ata me konsumatorët e tyre. Më vjen shumë mirë që po i shoh përpjekjet e Coca-Colas që të sjellë të mirat për komunitetit dhe gjithashtu i inkurajojë edhe bizneset tjera që të ndjekin rrugën e saj. Shpresoj që ta shoh CC duke shërbyer si frymëzim për të gjitja ndërmarrjet shoqërore", tha Delawie derisa falënderoi Coca-Cola që ka mundësuar një projekt të tillë.

Ai bëri të ditur se Coca-Cola ka fituar çmimin e Departamentit të Shtetit Amerikan dy herë.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, e quajti këtë aktivitet të veçantë dhe të nevojshëm për rininë e Kosovës. Ai tha se ky program ka pasur qysh në fillim përkrahjen e MASHT.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka ofruar përkrahjen e komunës për të gjitha kompanitë të cilat përkrahin të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat