Mbyllet kjo rrugë sot në Prishtinë

Kosova

Mbyllet kjo rrugë sot në Prishtinë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:01
Prishtina

Sot mbyllet rruga “Meto Bajraktari” në kryeqytet, shkak punimet për rregullim të kanalizimit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të hënën me fillim prej orës 07:00 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga “Meto Bajraktari” në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se kjo do të bëhet për shkak të punimeve për rregullimin e kanalizimit fekale dhe atmosferik.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të punimeve, për çka s’ka dhënë afat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat