Parashikimi i motit, javë me temperatura të ndryshueshme

Kosova

Parashikimi i motit, javë me temperatura të ndryshueshme

Më: 14 maj 2018 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Ditëve të para të javës mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu.

Gjatë ditës së sotme pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

14.05 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.

15.05 - Mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës me reshje lokale shiu, e në pjesët lindore të vendit mundësi për bubullima. Në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të qëndrueshme, vende-vende edhe më intensive.

16.05-17.05 - Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Të mërkurën pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

18.05 - Mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 11C deri në 7C, e ato maksimale do luhaten nga 19C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat