Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Kosova

Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht i kthjellët i përcjellë me diell kohë pas kohe gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet të ketë shtrëngata me shi.

Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ditën e mërkurë mund të zbresin edhe deri në 6C, e ato maksimale do të luhaten nga 18C deri në 23C.

Nesër pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kurse në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

Pasnesër do të jetë mot kryesisht me vranësira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

Edhe të mërkurën herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës do të jetë mot pjesërisht i vranët, vende-vende me riga shiu.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-3m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres pak nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat