Ministria e Infrastrukturës paralajmëron se shpejt do të nisë renovimi i rrugës në Arllat

Kosova

Ministria e Infrastrukturës paralajmëron se shpejt do të nisë renovimi i rrugës në Arllat

Më: 12 maj 2018 Në ora: 23:29
Rruga në Arllat

Një rrugë e Drenasit që lidh tri katër qytete është në gjendje tepër të keqe. Për këtë arsye shoferët ankohen se po u shkatërrohen makinat. Ramiz Lladrovci thotë Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gropat në rrugën e Arllatit. Në Ministri kanë thënë se shpejt do të nis sanimi i rrugës pasi kontrata është nënshkruar.

Në gjendje aspak të mirë është rruga në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit, e cila është rrugë lidhëse për Malishevën, Rahovecin e Prizrenin me Prishtinën.

Dheu i shembur ka shkaktuar probleme për secilin që kalon kah kjo rrugë. Shoferët, shumica prej të cilëve kalojnë shpesh këndej, ankohen për dëmet që po ua sjell mjeteve të tyre.

E disa prej tyre bile propozojnë zgjidhje se si duhet të sanohet problemi me këtë rrugë.

Por, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mohon çfarëdo përgjegjësie mbi këtë rrugë. Sipas tij, kompetencat i ka Ministria e Infrastrukturës pasi ajo është rrugë regjionale.

E Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje për televizionin ka thënë se për pak ditë do të fillojë sanimi i kësaj rruge. Sipas Ministrisë kontrata e mirëmbajtjes për atë rrugë ka kohë që është nënshkruar.

Kjo pjesë e fshatit, ka telashe pothuajse të përhershme sepse dheu nën rrugë shembet. Pos riparimeve sipërfaqësore, nuk është ndërhyrë asnjëherë në pjesën poshtë rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat