Kryetari i Vushtrrisë u shërben çaj "rusi" amerikanëve

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë u shërben çaj "rusi" amerikanëve

Më: 12 maj 2018 Në ora: 22:31
Kryetari i Vushtrrisë u shërben çaj "rusi" amerikanëve

Vushtrria është qyteti që mban traditën e pirjes së çajit të zi të njohur te ne si ‘çaji i rusit’. Me këtë traditë është përfaqësuar edhe kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, para një grupi të mysafirëve amerikanë.

Në një fotografi, Tahiri shihet duke shërbyer çaj të tillë me anë të ‘Xhygymëve’, enëve të posaçme për zierjen e këtij lloji të çajit, që është mjaft i pëlqyer në Kosovë, sidomos në Vushtrri.

Delegacioni nga SHBA ka qenë në Vushtrri me qëllim të intensifikimit të lidhjeve mes dy vendeve përmes binjakëzimit e komunës së Vushtrrisë me ndonjë nga komunat e shtetit të Iowas në SHBA.

Delegacioni amerikan ka vizituar edhe komuna të tjera me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit me Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat