Ismaili uron infermierët e Kosovës, premton mbështetje për ta

Kosova

Ismaili uron infermierët e Kosovës, premton mbështetje për ta

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:29
Ismaili uron infermierët e Kosovës, premton mbështetje për ta

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka uruar infermierët kosovarë për Ditën Botërore të Infermierisë.

Ai ka thënë se infermierët janë lidhja e parë në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve, duke shprehur përkushtimin e tij, për mbështetje ndaj tyre.

“Infermierët janë lidhja e parë dhe më e forta në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve tanë. Duke parë rolin e rëndësishëm që kanë, prej se kam marrë postin e ministrit, forcimi i stafit infermierik, qoftë me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, ka qenë përkushtimi im. Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për një infermieri më të madhe dhe më të përgatitur. Por sot, dua mijëra infermierëve që kemi në gjithë vendin, t’ua uroj Ditën Botërore të Infermierisë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe që bëjnë. Urime!”, ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat