Të burgosurit tash e tutje mund të dëgjojnë ligjërata islame në burg

Kosova

Të burgosurit tash e tutje mund të dëgjojnë ligjërata islame në burg

Më: 11 maj 2018 Në ora: 23:01
Abelard Tahiri dhe Naim Tërnava

Për të gjithë ata që vuajnë dënime nëpër burgjet e Kosovës tash e tutje do të ketë edhe imamë që do të ligjërojnë për ta.

Kjo u bë e mundur falë një memorandumi të nënshkruar këtë të premte, ne mes të ministrit të Drejtësisë Abelard Tahirit dhe Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Ministri tha se nëpërmjet këtyre ligjeratave besohet të rritet vetëdija e të burgosurve.

“Memorandumi i Bashkëpunimit që e nënshkruam me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, do të realizojë rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave të vuajtje të dënimit sipas legjislacionit në fuqi. Përmes ofrimit dhe organizimit të ligjëratave fetare për të burgosurit në institucionet korrektuese, besojmë shumë se do të rritet vetëdija si në mesin e personave të privuar nga liria, që mbahen në institucionet korrektuese, ashtu edhe në institucionet e përfshira në zbatimin e këtij Memorandumi”, shkroi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat