Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt të ri që synon zbutjen e papunësisë në Viti

Kosova

Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt të ri që synon zbutjen e papunësisë në Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:17
Nga nënshkrimi i kontratave 6 mujore me kompanitë

Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, që ka për synim mbështetjen e bizneseve por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar.

Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë.

”Vitia është ndër komunat e para që ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do ti nënshkruajmë sot me kompanitë e caktuara, do të përfshijnë periudhën 6 mujore, me tendencë të vazhdimit”, ka thënë Shabani.

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka vlerësuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka komuna me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, që për vite me radhë ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët dhe mirëqenien e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat