Delawie krenar me ushtarakët, FSK tregon muskujt

Kosova

Delawie krenar me ushtarakët, FSK tregon muskujt

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:06
Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie tha se SHBA-ja është krenare që kanë punuar përkrah FSK-së dhe së bashku edhe me gjashtë shtete tjera, për të organizuar këtë ushtrim".

Udhëheqës shtetëror dhe ushtarak të Kosovës dhe shteteve partnere vizituan sot operacionet përfundimtare të Ushtrimit Fushor Ndërkombëtarë ,,Shqiponja 6", në Obiliq, Batllavë dhe Koliq/

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Timothy Orr, zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, Bekim Maksuti, etj, vizituan vend ‘incidentin’ e parë në Korporatën Energjetike të Kosovës në "Kosova A", ku ishin simuluar skenarë të reagimit emergjent, pastaj vizituan lokacionin në Batllavë, tek penda ku dyshohej, sipas skenarit, për mjete eksplozive si dhe materie të rrezikshme të vendosura nga grupe kriminale.

Te Penda e Batllavës, aty ku u demonstruan operacionet përfundimtare, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se me këtë ushtrim-FSK-ja po dëshmon se ka avancuar me sukses si dhe ka dëshmuar fuqishëm se është Forcë e ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere dhe se është e gatshme që të kontribuojë në garantimin e një ambienti të sigurisë si në vend ashtu edhe në rajon e më gjerë.

Image

Gjithashtu edhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama e vlerësoi lart zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të ushtrimit, duke thënë se suksesi i ushtrimit është edhe një dëshmi se FSK-ja është e  gatshme të marr detyra të reja.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie tha se SHBA-ja është krenare që kanë punuar përkrah FSK-së dhe së bashku edhe me gjashtë shtete tjera, për të organizuar këtë ushtrim".

"Gjithsej 88 ushtarakë amerikan janë të përfshirë në ekzekutimin e ushtrimit ,’Shqiponja 6’ gjatë dy javëve të shkuara. Jam tepër krenar për punën e përmbushur nga ushtarakët tanë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë", tha Delawie.

Në ushtrimin fushor ndërkombëtar ,,Shqiponja 6" morën pjesë me njësi ushtarake; Garda Kombëtare e Iwova-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, kontingjentet e të cilave u atashuan në njësitë e FSK-së. Pastaj Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës

Në ushtrimin fushor ndërkombëtar ,,Shqiponja 6’’ gjatë dy javëve sa zgjati ushtrimi  morën pjesë; gjithsej 1167 ushtarak me mbi 147 automjete.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat