Haradinaj: Kosova ka nevojë për mbështetjen e NATO-s për FSK-në

Kosova

Haradinaj: Kosova ka nevojë për mbështetjen e NATO-s për FSK-në

Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:16
Ramush Haradinaj dhe Ralf Hoffmann

Iniciativat dhe projektet mbështetëse të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në takimin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me drejtorin NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

“FSK vazhdon të jetë forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar që t'u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën e mbështetjes së NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë. 

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi gjeneralin Hoffmann dhe ekipin që e udhëheq për mbështetjen e parezervë që po i jep FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n.
 
Pasi falënderoi kryeministrin për pritje, drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj për angazhimet e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet e NALT në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat