Ismajli: Ata që bëjnë keqpërdorime, do largohen nga institucionet

Kosova

Ismajli: Ata që bëjnë keqpërdorime, do largohen nga institucionet

Më: 10 maj 2018 Në ora: 16:45
Uran Ismajli

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli pas takimit që sot pati me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj foli edhe për arrestimin dhe suspendimet e disa zyrtarëve të Agjencisë së Produkteve Medicinale.

Ai tha se suspendimet e bëra kanë treguar se janë pa kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.

Ismajli: Jemi të pa kompromis në luftën kundër korrupsionit

“Çështja e avanceve ka qenë një çështje që ne  e kemi parë që nga dhjetori i vitit të kaluar që e kemi trashëguar një ta quajë një keqpërdorim për të cilin nuk ka pasur përgjigje zyrtare. Ne e kemi stagnuar, ka pasur tentime për me e mbulua e kemi stagnuar nuk kemi lënë asnjë moment që të shkoj asgjë përtej asaj që është e vendosur me ligj dhe nga ai stagnim realisht kemi arritur me kuptua që këtu ka të bëjë me një keqpërdorim. Reagimi që ka ndodhur çoftë për suspendimet e zyrtarëve tregon që jemi të pa kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të parasë publike”, ka deklaruar Ismajli.

Tutje ai shtoi se do të largohen nga puna të gjithë ata që bëjnë keqpërdorime.

Ismajli: Ata që bëjnë keqpërdorime do largohen nga institucionet

“Në momentin që ne shohim se ka sinjale që dikush tjetër duhet të largohet nga vendi i punës fare nuk është me rëndësi nga emri dhe mbiemri i kujtë do çoftë në ministrinë e Shëndetësisë apo diku tjetër por them edhe njëherë jemi shumë të vendosur dhe nuk do kemi dilema fare që ata që kanë bërë keqpërdorime do të largohen nga institucionet e vendit, nuk iu takon institucioneve të vendit që të rrinë njerëz të cilët kanë interes përfitimin personal të tyre”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se reformat në Ministrinë e Shëndetësisë janë bërë me qëllim që ky sektor të ec përpara.

Haradinaj: Reformat janë bërë që ky sektor të avancohet

“Ishte folur gjatë për disa ngecje për disa punë jo të duhura dhe për një kualitet jo të mirë në QKUK,atëherë ministri iu priu disa reformave, shumica e këtyre reformave të vetmin qëllim e kanë pra me vendos një rregull, një rend, një pjesë të madhe të këtij rendi e bënë vetë ministri dhe niveli politik, një pjesë e bëjnë edhe organet e ligjit dhe ne nuk i komentojmë ato kur organet e ligjit pra ndërhyjnë se ato janë në mandatin e tyre por ajo që duhet me thënë është se vërtet e kam kuptuar që në start se ideja me përkrah reformat çofshin edhe kadrovike në kuadër të sektorit është bërë me qëllim të ecjes të sektorit, pra të avancimit në sektor”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Këto komente kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli i bënë pas takimit që zhvilluan së bashku ku u zotuan se do përmirësojnë gjendjen e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat