MKRS: Rahoveci së shpejti me palestrën sportive

Kosova

MKRS: Rahoveci së shpejti me palestrën sportive

Më: 7 maj 2018 Në ora: 18:01
Kujtim Gashi, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me ç’rast kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Ndërtimi i palestrës sportive në Rahovec- faza e tretë”.

Sipas një komunikate të ministrisë, memorandumi parasheh se Komuna e Rahovecit do të mbështetet financiarisht më vlerë prej 896,327.50 euro për finalizimin e ndërtimit të palestrës sportive, e cila do shërbejë për sportistët e kësaj treve.

“Në përputhje me zotimet tona si MKRS, do përmbushim mandatin tonë duke krijuar kushte në përmirësimin e infrastrukturës në sport”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

“Pas këtyre investimeve të rinjtë e Rahovecit dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive.

Ndërkaq, kryetari i Rahovecit shprehu falënderim të veçantë për ministrin për nënshkrimin e këtij memorandum, duke e konsideruar këtë veprim të ministri Gashi si të shumë pritur për qytetarët e Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat