Gjini: Përzgjidheni profesionin duke u bazuar në tregun e punës

Kosova

Gjini: Përzgjidheni profesionin duke u bazuar në tregun e punës

Më: 4 maj 2018 Në ora: 14:09
Ardian Gjini

Sot qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi”, ka shënuar ditën e shkollës, ku fillimisht është bërë prezentimi i punimeve të nxënësve në profile të ndryshme si informatikë, elektroteknikë, mekatronikë, ekonomi e të tjera.

Në këtë festë ishin të pranishëm kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, drejtor shkollash, përfaqësues fetar, nxënës e mësimdhënës.

Në fjalën e rastit kryetari Gjini tha se është jashtëzakonisht me rëndësi për të gjithë ne të dimë që jeta është një sfidë, nuk është e lehtë, por edhe shpërblimet mund të jenë shumë të mira.

“Kam pasur rast të takojë shumë të rinjë të cilët kanë një profesion të caktuar, kanë një diplomë universitare por në drejtimin e tyre kërkesa për punësim është shumë e vogël krahasuar me kuadrin që diplomon. Andaj nga këtu iu bëj thirrje që kur të bëni përzgjedhjen e profesionit t’a bëni duke u bazuar në tregun e punës në mënyrë që mos të dilni në pension pa bërë asnjë ditë punë në profesionin tuaj”, tha ai.

Ndër të tjera në këtë ditë u ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorët e shkollës dhe nxënësit e dalluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat