Çka do të ndodhë në Kosovë me 4 maj

Kosova

Çka do të ndodhë në Kosovë me 4 maj

Më: 4 maj 2018 Në ora: 00:33
ilustrim

Hapja e konferencës pestë vjetore të Asociacionit ndërkombëtar të komisionerëve të gjuhëve. (Hotel Swiss Diamond, ora 09:00)

Nis edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina'. (Salla 1 Tetori, ora 9:00) 

Ambasda Gjermane në Prishtinë dhe organizata të tjera gjermane në Kosovë organizojnë një konferencë politike me titull “Demokracia më e re e Evropës: Pavarësia, Pluralismi, Integrimi“. (Hotel Sirius, ora 9:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me kompaninë gjermane Jacques-d.de, prezanton mundësinë e shitjes së produkteve të Kosovës në tregun evropian nëpërmjet platformës digjitale "Porta Komerciale".( Swiss Diamond Hotel, salla MAREC, ora 09:30)

Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me Shoqatën e Mamive të Kosovës, organizon tryezën me moton "Mamitë për një shërbim me efikas në Obstetrikë dhe Gjinekologji". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10,ora 10:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

FSK mban konferencë për media për ushtrimin fushor “Shqiponja 6”. (Kazerma “Adem Jashari “,Prishtinë, ora 10:00)

Hapet Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. (Salla "1 Tetori", Prishtinë, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore mban tryezën “Vendimmarrja për investimet kapitale në komuna” ( Salla e konferencave “ORION”, rruga “Rexhep Luci”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me platformën vjetore të politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizojnë konferencën “ Gratë Ndërmarrëse të Rajonit - Takimet B2B”. (Hotel Emerald në Prishtinë, orës 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ku do të shqyrtohet raporti vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e pritjes solemne të ekipit të volejbollit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, fitues i vendit të dytë në garën “Euro Milano 2018”, në Itali. (Salla e Senatit, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ku do të shqyrtohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S3, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e ftuar nga Ambasada Gjermane. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projekt Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 14:00)

LDK, dega në Ferizaj shënon 28 vjetorin e themelimit.( Teatri Adriana, në Ferizaj, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat