Banorët e fshatrave të Istogut në hall me tymin e mbeturinave

Kosova

Banorët e fshatrave të Istogut në hall me tymin e mbeturinave

Më: 4 maj 2018 Në ora: 00:13
Istog

Tash e sa vite banorët e disa fshatrave të Istogut janë të ngulfatur nga tymi i mbeturinave që digjen në vendin ku hidhen, e që është Fshati Tupeq i kësaj Komune dhe e gjithë kjo bëhet me lejen dhe urdhrin e pushtetit komunal në Istog.

Kështu ka shkruar për KP, historiani Sali Kabashi, i cili thotë se një ndër fshatrat më të prekur të Istogut nga ky tym dhe kundërmim i erës së deponisë së mbeturinave, është fshati Veriq, i cili çdo ditë gdhinë nën re të tymit të asaj deponie, e cila çdo ditë digjet.

“Pothuajse asnjë shtëpi nuk mund t'i hapë dritaret apo dyert për ajrosjen e shtëpisë, qoftë në mëngjes apo mbrëmje, e gjithë kjo për shkak të atij tymi që Komuna e Istogut e legalizoj në këtë zonë”, ka shkruar ai, duke ofruar edhe disa fotografi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat