MAP ndan tokë për RTK-në

Kosova

MAP ndan tokë për RTK-në

Më: 2 maj 2018 Në ora: 14:54
Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit kapital të kësaj ndërtese, në ngastrën nr.556-5 , në sipërfaqe prej 8 hektarësh, që shtrihet në zonën Prishtina e Re.

Ministria e Administratës Publike dhe Radiotelevizioni i Kosovës kanë lidhur një Marrëveshje Mirëkuptimi për ndërtimin e ndërtesës për nevojat e Radio Televizionit të Prishtinës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit kapital të kësaj ndërtese, në ngastrën nr.556-5 , në sipërfaqe prej 8 hektarësh, që shtrihet në zonën Prishtina e Re. 

Në ceremoninë e rastit, për MAP-in, marrëveshjen e nënshkroi ministri Mahir Yagcilar, kurse për RTK-në, drejtori i përgjithshëm, Mentor Shala.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Ministria e Administratës Publike obligohet të sigurojë lokacionin në të cilin do të ndërtohet ndërtesa bazuar në vendimin e komunës së Prishtinës nr.046-94060 të datës  4 maj të vitit 2015  bazuar në kontratën e datës 11 shkurt 2016 të lidhur ndërmjet MAP-it dhe komunës së Prishtinës, të hartojë planin urbanistik, të afrojë edhe dokumentacionin tjetër përkatës dhe ta ndihmojë RTK-në gjatë realizimit të projektit.

 Ndërsa, RTK-ja obligohet ta financojë hartimin e projektit dhe të ndërtesës në harmoni me planin urbanistik.

Marrëveshja, nga palët nënshkruese u vlerësua e rëndësishme dhe historike për RTK-në, e cila do t’i krijojë këtij institucioni, mundësinë e ndërtimit të ndërtesës moderne për RTK-në, me ç’rast do të krijohen edhe kushte shumë të mira për punë dhe veprimtari televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat