Ferizaj dhe Suhareka të vendosur për të mbrojtur pyjet

Kosova

Ferizaj dhe Suhareka të vendosur për të mbrojtur pyjet

Më: 27 prill 2018 Në ora: 17:56
Pamje nga takimi

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka marr pjesë në takimin e organizuar me qëllim diskutimin e sfidave në fushën e pylltarisë, saktësisht mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe masat institucionale që ndërmarrin këto komuna në këtë drejtim.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami në këtë takim ka prezantuar gjendjen e pyjeve në territorin e Komunës së Ferizajt, masat që ka ndërmarr dhe po ndërmarr vazhdimisht qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për të mbrojtur pyjet nga keqbërësit si dhe shkëmbimin e përvojave institucionale mes dy komunave.

Sipas një komunikate, komuna e Ferizajt dhe Komuna e Suharekës, janë të vendosur në luftimin e dëmtuesve të pyjeve, në territorin/vijën ndarëse mes dy komunave, përkatësisht zonën malore të Maçitevës dhe Budakovës.

Në këtë takim, pjesëmarrës përpos zyrtarëve komunale për mbrojtjen e pyjeve nga Komuna e Suharekës dhe Komuna e Ferizajt ishte edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrotjen e Pyjevesi dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat