Punësimi i komuniteteve, gjatë muajit maj 4 panaire

Kosova

Punësimi i komuniteteve, gjatë muajit maj 4 panaire

Më: 27 prill 2018 Në ora: 00:12
Komunitete

Misioni i OSBE-së gjatë muajit maj do të organizojë katër panaire punësimi për komunitetet e ndjeshme në Kosovë.

Sipas një njoftimi panaire do të mbahen në Prizren më 2 maj, Fushë Kosovë më 11 maj, Ferizaj më 14 maj dhe Gjakovë më 15 maj.

Ndërsa, sot në Lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut është mbajtur panairi, ku mblodhi rreth 70 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe kishte për qëllim rritjen e mundësive të punësimit për ta.

Përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe pushtetit lokal, qendrës rajonale të punësimit, bizneseve dhe OJQ-ve ishin të pranishëm në këtë panair me standet e tyre, duke prezantuar mundësi punësimi dhe duke ofruar trajnime e aftësim për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.

“Krahasuar me komunitetet e tjera, shkalla e papunësisë në radhët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është më e larta në Kosovë”, tha Nikola Petrovski nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat