Banorët e Hadës kërcënojnë me përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk realizohen

Kosova

Banorët e Hadës kërcënojnë me përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk realizohen

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:00
Protesta e banoreve të Hades

Banorët e Hadës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës së zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

Ragip Grajqevci, njëri nga protestuesit e banorëve të Hadës, ka thënë se ata duan që të takohen me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kanë kërkuar që mos të anashkalohen, raporton lajmi.net.

Ndryshe ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen do të vazhdojnë me protesta jopaqësore.

“Kemi dalë sot ku kërkojmë një marrëveshje me kryeministrin Haradinaj që mos të anashkalohemi. Nëse kërkesat nuk do të plotësohen do të vazhdohet me protesta  në mënyrë jopaqësore”, ka thënë ky banor.

Protestuesit momentalisht po qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat