Parashikimi i motit për 5 ditë

Kosova

Parashikimi i motit për 5 ditë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Deri në fund të muajit mot i ngrohtë dhe me reshje lokale shiu.

Temperaturat mbesin edhe më tutje mbi vlera mesatare, me minimale nga 9C deri në 12C, e ato maksimale nga 24C deri në 26C.

26.04 - Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.

27.04 - Mot i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

28.04-29.04 - Mot i ngrohtë, të shtunën pjesërisht vranët, e pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima. Të dielën, me vranësira dhe intervale me diell.

30.04 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Image

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 2-12m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat