Gashi takon Apostolovën: Zotohet për luftimin e korrupsionit

Kosova

Gashi takon Apostolovën: Zotohet për luftimin e korrupsionit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi Apostolova - Gashi

Ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas kumtesës dërguar mediave, Gashi i ka shprehur Apostolovës përkushtimin e ministrisë që ai drejton, për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.

Apostolova tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat