Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Art Kurti.
Veseli ka kujtuar momentet që ka kaluar me të në kuadër të xhirimeve të serialit “O sa Mirë”.
“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Veseli, përcjell KosovaPress.
Art Kurti, i cili përveç aktor, së fundi ishte edhe këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se sot u vetëvra.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.