Kosova në konferencën ndërkombëtare për Ujin dhe Kanalizimin

Kosova

Kosova në konferencën ndërkombëtare për Ujin dhe Kanalizimin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:16
Pamje nga konferenca

Ka nisur sot, në qytetin e Ohrit ne Republikën e Maqedonisë, konferenca e 10-te Ndërkombëtare me temën Uji dhe Kanalizimi, realiteti dhe sfidat.

Në këtë konference po marrin pjesë përfaqësues te ndryshëm të sektorit të ujit dhe energjisë nga mbarë rajoni dhe bota.

Pjesëmarrës në konferencë janë edhe përfaqësues nga KRU Prishtina, nga ujësjellësi i Gjilanit,Shukos-i, Autoriteti rregullator i ujit dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Konferenca ndërkombëtare për ujin dhe kanalizimin është hape sot dhe vazhdon deri te enjten me 26 prill 2018.

Diskutimet janë te fokusuara ne sistemin e furnizimit me ujë te pijshëm dhe trajtimin e ujerave te zeza, sfidat, përvojat dhe këshillime ne zgjidhjen e problemeve te fokusuara ne këto tema shume te rëndësishme për jetën e njeriut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat