Sekretari i FSHMN-së atakon ministrin Bytyqi dhe kryetarin Shpend Ahmeti

Kosova

Sekretari i FSHMN-së atakon ministrin Bytyqi dhe kryetarin Shpend Ahmeti

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:10
Kampusi i UP

Sekretari i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Jeton Hyseni i ka goditur rëndë ministrin e arsimit Shyqiri Bytyqin si dhe kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin.

Derisa Ahmetin e ka porositur që të japë leje për ndërtimin edhe të një fakulteti Brenda kampusit të UP-së, ministrit Bytyqi i ka thënë se është bashkëpërgjegjës dhe fajtor për shumë gjenerata nëse nuk kthen programet arsimore sa me shpejtë në FSHMN.

Ky është statusi i tij në rrjetin social Facebook:

Në drejtim të së ardhmes me të ndritur, pa veprime djallëzie

Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për vite me radhë po atakohet dhe dëmtohet nga individë dhe grupe të interesit, të cilët me vetëdije apo pavetëdije, janë duke shkaktuar pasoja të pariparueshme në shoqërinë kosovare, me theks të veçantë në arsimin e lartë, tek studentët, familjaret e tyre dhe personelin e FSHMN-së.

Vendimi i një ish ministri të arsimit në Republikën e Kosovës në vitin 2012, i cili programet arsimore i bartë nga FSHMN-ja dhe disa fakultete tjera tek Fakulteti i Edukimit, pa kurrfarë analize, krahasimi, kriteri apo parametri matës, është atakimi dhe pasoja e parë që është shkaktuar me dashje apo pa dashje në FSHMN, tek studentët, personeli dhe shoqëria kosovare në përgjithësi. Së a më shumë i plotëson kushtet FSHMN-ja apo Fakulteti i Edukimin për realizimin e programeve arsimore, së sa me të pagatitur kanë dalë studentët e FSHMN-së në drejtimet arsimore, le të behën hulumtime, teste, analiza dhe shume çka tjetër në drejtim të së vërtetës dhe bindjes edhe  për ata pak persona që ende nuk janë bindur.

Atakimi dhe pasoja e dytë që është shkaktuar me dashje apo pa dashje, është mos dhënia e pëlqimit për ndërtimin e objektit të FSHMN-së, në kampusin  universitar. Kërkesë dhe e drejtë legjitime e studentëve dhe personelit të FSHMN-së, për kushte me të mira pune dhe studimi.

Kërkesë MASHT-it që programet arsimore të kthehen sa me shpejtë në FSHMN, aty ku janë përgatitur dhe diplomuar gjenerata të tëra, dhe Komunës së Prishtinës që të jap pëlqimin për ndërtimin e objektit të FSHMN-së brenda kampusit universitar, përndryshe do të njiheni bashkë përgjegjës dhe fajtorë për shume gjenerata, të cilat po privohen nga e drejta për studime adekuate në  institucione sa me kompetente dhe nga kushtet me të mira për punë dhe studime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat