Telekomi rrezikon të falimenton, ka borxhe të mëdha

Kosova

Telekomi rrezikon të falimenton, ka borxhe të mëdha

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:15
Qeveria Haradina

Bordi i Telekomit të Kosovës sot ka raportuar në mbledhjen e Qeverisë, ku u tha se Telekomi aktualisht gjendet në një krizë të thellë financiare, pasi borxhet e njohura të kompanisë, janë mbi 60 milionë euro, prej tyre 11 milionë janë vetëm furnitorë të rregullt.

Kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri Berisha tha se humbjet për tre muajt e parë janë 4 milionë euro. Po ashtu, ajo ka thënë se të hyrat vazhdojnë të bien, ndërsa shpenzimet janë në rritje, ndërsa, pasuria neto e kompanisë aktualisht është 34 milionë euro.

Kryesuesja e Bordit tha se nëse nuk intervenohet shpejt, është rreziku real i falimentimit, pasi përveç borxheve aktuale të njohura dhe të gjendjes së përgjithshme financiare, rreziku tjetër vie nga paditë në gjykata të cilat mund të rezultojnë një kosto të pa përballueshme për Telekomin.

Berisha tha se janë duke analizuar dhe shqyrtuar mundësitë e financimit dhe kanë disa opsione që për kredi nga aksionari, kredi nga bankat komerciale apo institucionet tjera financiare ndërkombëtare.

Shatri-Berisha: Nëse vazhdon kështu, Qeveria do të humbas aksionet nga Telekomi

“Nëse nuk intervenohet shpejt, rasti optimal është që Telekomi të vazhdojë të funksionoj edhe 12 muaj pasi që me trendin aktual ekutiteti i korporatës pritet të rezultoj negative nga mesi i vitit të ardhshëm, që nënkupton që korporata më nuk do t’iu takoj juve(Qeverisë) si aksionar, por do ju takoj borxhlinjve”, ka thënë Shatri – Berisha.

Kurse, kryeministri Haradinaj ka sugjeruar bordin të mendojnë për politikat e tregut për mbijetesë të telekomit, sepse është e habitshme që t’i paguan Qeveria borxhet  “Valës”, dhe sipas tij, kjo as që pritet të ndodhë.

Haradinaj: Është habitshme me pritë prej Qeverisë me i mbuluar borxhet e Telekomit

Video“Ju sugjerojmë juve që në vizionin e juaj si me trajtuar gjendjen e tashme, të mendoni gjithmonë në logjikat e tregut, se cili do të ishte investitori potencial, për shkak se është bukur e habitshme me pritur prej sektorit publik, prej Qeverisë që ne me mbuluar borxhe të Valës. Nuk besoj se kështu ka me shkuar kjo, sepse s’ka më, ka ndryshuar logjika, ka ndryshuar dhe kanë qenë kohëra tjera kur Qeveria nga buxheti kanë përkrahur këtë dhe atë, andaj, nuk do të jetë më tutje më kështu.  Nuk besoj se ka me pasur ndonjë ministër i Financave ose ndonjë Qeveri që ka me dhënë pare me i mbuluar borxhet ose gropat e krijuara financiare në ndonjë kompani publike”, ka thënë Haradinaj.  

Kryeministri ka këshilluar Bordin e Telekomit për një mundësi të partenritetit investiv.

Ndërsa, Besa Shatri-Berisha ka thënë se ndër problemet kyçe të cilat rrezikojnë vazhdimësinë e Telekomit janë: mungesa e investimeve në infrastrukturë, kalimi në kodin 383 që është obligim dhe për momentin mungojnë mjetet financiare në vlerë 5 milionë euro.

Po ashtu, infrastruktura për përgjime që është një obligim ligjor që telekomit i kushton diku 3 milionë euro.

Licencat për ARKEP-në që pritet të skadojnë vitin e ardhshëm dhe janë në vlera në vlerë mbi 20 milionë euro.

Sfidë po ashtu është edhe mbyllja e borxhit për Z-mobile në vlerë për 26 milionë euro dhe mbyllja e borxheve aktuale që janë akumuluar ndër vite.

Ajo në fund ka shtuar se nga koha e diskutimeve për privatizim, investimet në infrastrukturë janë ndalur pothuajse plotësisht, përderisa janë keqmenaxhuar në maksimum mjetet financiare të kompanisë. Po ashtu, sipas Shatri Berishës, gjendjen financiare e rëndojnë shumë numri i madh i punëtorëve, shpenzimet e qeras për postën dhe mirëmbajtja e rrjetit të vjetërsuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat