Apeli ia vërteton pafajësinë Hysni Hoxhës në rastin e shënjestuar për viza

Kosova

Apeli ia vërteton pafajësinë Hysni Hoxhës në rastin e shënjestuar për viza

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:05
Hysni Hoxha

Ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, përfundimisht është liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata e Apelit.

“Apeli, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e të akuzuarve H.H.,H.M. dhe A.R. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.11.2017, është vërtetuar”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Sipas këtij aktgjykimi, Hysni Hoxha dhe  Hysni. Muhadri ishin liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa  Arsim Robelli për veprën  “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje”.

Ky vendim ishte marrë pasi që gjykata e shkalles se parë kishte konstatuar, se më provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilat janë akuzuar.

Këtë konstatim e përkrah edhe Gjykata e Apelit, e cila po ashtu nuk gjen ndonjë shkelje nga ato që pretendohen në ankesën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat