Vizitorët e Ujëvarës së Mirushës kërkojnë kushte më të mira infrastrukturore

Kosova

Vizitorët e Ujëvarës së Mirushës kërkojnë kushte më të mira infrastrukturore

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:02
Ujëvara e Mirushës

Stina e pranverës sjell vizitorë të shumtë te Ujëvara e Mirushës. Me gjithë bukurinë që ka Mirusha shkuarja deri te ujëvara nuk është e lehtë sa i përket infrastrukturës.

Vizitorët thonë se duhet t’i kushtohet më shumë kujdes këtyre pasurive natyrore që ka Kosova.

Edhe nxënësit që shkojnë nëpërmjet organizimeve shkollore kanë kërkesa.

Ata kanë vërejtur mungesën e tualeteve.

Sa i përket infrastrukturës, qytetarët së shpejti nuk do të kenë më vështërsi të vizitojnë Mirushën pasi punimet për asfaltim tashmë kanë filluar dhe brenda këtij viti sipas kryetarit të Malishevës do të përfundojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat