Tahiri: Bizneset, partner në fuqizimin e sundimit të ligjit

Kosova

Tahiri: Bizneset, partner në fuqizimin e sundimit të ligjit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:21
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi”, që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, ka takuar sot biznesmenët nga rajoni i Pejës.

Ministri Tahiri ka informuar bizneset që gjithë kjo kampanjë është ndërmarrë në kuadër të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të rishikojë jo vetëm legjislacionin, por edhe rregullimin institucional në sektorin e drejtësisë, për të mundësuar qasje sa më të lehtë në drejtësi.

Në këtë kuadër, ministri Tahiri ka kërkuar që të di më shumë për shërbimet që ofrohen nga profesionet e lira, duke bërë të ditur se tashmë do të krijohet edhe një divizion i veçantë që do të mbikëqyr këta profesionistë të kësaj fushe.

“Ka pasur ankesa për numrin e noterëve nëpër qytete, megjithatë, ne jemi të interesuar që të trajtojmë të gjitha ankesat tuaja dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira në të ardhmen. Jemi duke punuar për një mbikëqyrje më të mirë të këtyre shërbimeve meqë është me rëndësi që të jenë kualitative dhe të paanshme siç e kërkon ligji”, tha Tahiri.

Për të pasur zgjidhje të kënaqshme që do të sjellin qartësi juridike dhe do të lehtësojnë afarizmin, ministri Tahiri ka kërkuar angazhimin e gjithë biznesmenëve për të qenë pjesë aktive e hartimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit.

“Ne ju shohim juve si partner në arritjen e misionit tonë, për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar një klimë të sigurt të biznesit në vend” ka theksuar Tahiri.

Sipas ministrit Tahiri, reformat të cilat janë duke u ndërmarr në sistemin e drejtësisë, prekin drejtpërdrejt klimën e të bërit biznes përmes rritjes së efektivitetit të organeve ligj zbatuese dhe rritjes së sigurisë juridike për bizneset dhe investitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat